Vetëvendosje me akuza: Telekomi po falimentohet qëllimshëm, presidentit Hashim Thaçi duket që i është njomur fyti

HomePolitike

Vetëvendosje me akuza: Telekomi po falimentohet qëllimshëm, presidentit Hashim Thaçi duket që i është njomur fyti

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, ka thënë në emisionin dPT te Fidani në T7 se Telekomi i Kosovës po falimentohet qëllimshëm. Ajo thotë se ka thirrur nëser mbledhjen e Kuvendit për të gjetur një zgjidhje për kompaninë.“E dimë në të shkuarën se si në aferën Pronto, Adem Grabovci i kërkonte Devollëve t’i dërgonte në llogari pasi i ‘ishte tharë fyti’. Tani duket që presidentit i është njomur fyti”, thotë ajo.“Telekomi duket se po falimentohet qëllimshëm. Bordi dha dorëheqje në pamundësi për të ndërmarrë dicka. Tërë fondet janë marrë. Funskionimi i Telekomit do të jetë thuajse i pamundur”, shton ajo.

Nagavci ka kritika edhe dnaj Qeverisë Hoti.“Ata nuk i kanë as 61 vota. Janë të kushtëzuar në gjithcka. Pamë kërkesat për buxhet nga PDK’ja. Kjo qeverisje është rikthim në situatën para 6 tetorit”, përfundon Nagavci.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0