Vetëvendosje kërkon ndihmë nga presidenti Hashim Thaci

HomeAktualitet

Vetëvendosje kërkon ndihmë nga presidenti Hashim Thaci

Nga kjo parti po vazhdojnë kërkesat për të rrëzuar Qeverinë Hoti që sipas tyre po dëmton vendin.

Dikur përkrahte formimin e Asociacionit, tani diskutimin e kësaj cështje Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci po e cilëson si hap të rrezikshëm.
E ndaj kësaj deklarate kanë reaguar menjëherë nga Lëvizja Vetëvendosje.
Deputetja Fitore Pacolli ka kërkuar nga Thaci që të tërheqë nënshkrimin për marrëveshjen për Asociacionin në vitin 2015.

Por kjo nuk ishte e vetmja kërkesë e Vetëvendosjes ndaj Presidentit.
Ata kërkuan nga ai që ta ftojë PDK-në ta përkrahë mocionin për rrëzimin e qeverisë.
Kjo parti po e konsideron të dëmshme zotimin se nuk do të aplikojë në organizata të ndryshme për një vit.
Deputetja Pacolli thotë se ky zotim e prek edhe mosanëtarësimin edhe në NATO.

Nga kjo parti pati kritika ndaj Qeverisë Hoti, ku thanë se të njëjtit nuk janë të informuar se NATO është organizatë ndërkombëtare.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0