Vetëvendosje inicioi mocion për rrëzimin e Qeverisë, vjen deklarata e parë nga LDK

HomePolitike

Vetëvendosje inicioi mocion për rrëzimin e Qeverisë, vjen deklarata e parë nga LDK

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova, është deklaruar lidhur me iniciativën e Lëvizjes Vetëvendosje, për mocionin e nisur për rrëzimin e qeverisë Hoti, shkruan GazetaBlic.Rugova për GazetaBlic, shkurt ka thënë se nuk beson që Qeveria Hoti do të rrëzohet nga mocioni i VV-së.Tutje ai tha se nuk është në dijeni për iniciativën e VV-së.

“Nuk e di qe kanë marrë iniciativë të tillë, nuk besoj që do ta rrëzojnë qeverinë”, tha Rugova për GazetaBlic.Por nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, nuk pritet ta përkrahin mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Hoti, pjesë e si cilës janë edhe vetë.
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rasim Selmanaj, tha për GazetaBlic, se AAK-ja beson se koaliconi me LDK-në dhe NISMA-n, do të vazhdojë edhe më tutje.

“Normal që ne i kemi pasë vërejtjet tona sa i përket dialogut mendoj që koalicioni vazhdon me punu unë besoj që në të ardhmen do jemi më mirë të koordinuar, çështja e mocionit, opozita e ka synim me rrëzu si qeverinë dhe është demokratike, ne si AAK nëse respektohen ato që janë pjesë e marrëveshjes ne vazhdojm të jemi aty”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0