Veterani i UÇK-së , Gani Idrizi nga Prekazi i Skenderajt, kërkon ndihmë për shërim nga sëmundja e kancerit në mushkëri

HomeAktualitet

Veterani i UÇK-së , Gani Idrizi nga Prekazi i Skenderajt, kërkon ndihmë për shërim nga sëmundja e kancerit në mushkëri

Gani Idrizi nga fshati Prekaz i Epërm i Komunës së Skenderajt, vuan nga sëmundja e kancerit në mushkëri. Ai duhet t’i nënshtrohet operimit për kuri

Shikoni se si ua len emrat femijeve te porsalindur ky qytetar i Kosoves.
Në rrjetet sociale qarkulloi peticioni për shkarkimin e Isa Mustafës, vjen reagimi nga LDK
Roli i bankave komerciale në kohë krize

Gani Idrizi nga fshati Prekaz i Epërm i Komunës së Skenderajt, vuan nga sëmundja e kancerit në mushkëri.

Ai duhet t’i nënshtrohet operimit për kurimin e kësaj sëmundje dhe këtë duhet ta bëjë që nga dita e hënë e datës 18 maj.

Në një bisedë për Gazeta Blic, Gani Idrizi, ka thënë se operimi i tij kushton disa mijëra euro dhe se ai nuk mund t’i mbulojë këto shpenzime.

Kërkon ndihmën e qytetarëve për t’i dalur në ndihmë.

“Prej të hënës më kanë thënë se mund ta kryej operimin. Unë nuk mund të shërohem e as ta kryejë operimin, pasi që nuk mund ta përballoj financiarisht. Kushdo që do të mund të më kontaktonte në këtë numër, për të më dalur në ndihmë do të isha shumë mirënjohës. Numri im është 044 588 781”, ka thënë ai.

Idrizi tregon se ka qenë pjestarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe aktualisht është veteran i kësaj lufte.

Dërgon edhe dëshmi mjekësore për sëmundjen e tij.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0