Veterani i luftës/ I vetmuar jeton në kushte të vështira

HomeAktualitet

Veterani i luftës/ I vetmuar jeton në kushte të vështira

Ish- ushtari i UÇK-së nga Zhitia e Podujevës, Vehbi Tahiri po përballet me kushte të rënda të jetës.

Tash e 20 vite jeton në barakat e kësaj komune. E jetën edhe më të vështirë ja bëri vdekja e gruas, e cila vdiq ditë më parë pas një infarkti dhe një sëmundje të rëndë të gjakut.

Tahiri, thotë se e ka të pamundur të kyçet në ndonjë vend pune, porse ka raste që merr rrugë për në Serbi për bartjen e drunjve, ndonëse nuk paguhet më shumë se 10 euro.

Ish- ushtari i UÇK-së nga Zhitia e Podujevës, Vehbi Tahiri
Vehbiu, i cili jeton i vetëm tregon se në raste të shumta muajin e kalon me 30 euro, kjo pasi që po përballet edhe me përmbarues privat për mos shlyerjen e borgjit të energjisë elektrike.

Një ndihmë sado e vogël nga ju, do të thotë shumë për ish- ushtarin e UÇK-së i cili vite më parë nuk nguroi t’i bashkohet UÇK-së për të mbrojtur vendin.

Numri kontaktues i tij, +38345372480.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0