Vetë i 27’ti, Kurti bashkë me stafin në ditën e fundit në Qeveri

HomeAktualitet

Vetë i 27’ti, Kurti bashkë me stafin në ditën e fundit në Qeveri

Albin Kurti nga dje nuk është më kryeministër i Kosovës. Pasardhës i tij, tashmë do të jetë, Avdullah Hoti i cili gjatë ditës së mërkurë u zgjodh kryeministër i Kosovës nga deputetët e Kuvendit me 61 vota pro.E sot në Qeverinë e Kosovës është vendosur Avdullah Hoti bashkë me stafin e tij duke bërë që kësisoj që Kurti me kabinetin e tij t’i lëshojnë zyret e Qeverisë.
Kujtimet e fundit të Kurtit në zyret e Qeverisë së Kosovës i ka publikuar zdhënësi, Përparim Kryeziu.

Ai ka publikuar një fotografi të kabinetit qeveritar të Qeverisë Kurti ku shihen 27 personat e stafit të Kurtit.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0