Veseli: ‘PDK në zgjedhjet e ardhshme do të jetë fitimtare’

HomeAktualitet

Veseli: ‘PDK në zgjedhjet e ardhshme do të jetë fitimtare’

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka mirëpritur anëtarët e rinj në degën e PDK-së në Kamenicë.
Veseli ka thënë se PDK po e shfrytëzon qëndrimin në opozitë për të vazhduar reformat e saj, transmeton Telegrafi.
“Partia Demokratike e Kosovës, po i shërben qytetarëve e demokracisë në vend duke treguar një model proaktiv konstruktiv opozitar të ngjashëm me vendet perëndimore me demokraci të konsoliduar e krejt ndryshe nga mënyra bllokuese e konfliktuale e sjelljes që kanë pasur të gjitha partitë e tjera kur kanë qenë në opozitë.

Qëndrimin në opozitë, PDK-ja po e shfrytëzon për të vazhduar reformat e saj që synojnë ta kthejnë partinë tonë si fitimtare në zgjedhjet e ardhshme lokale e parlamentare. Prandaj po rifreskon strukturat dhe zgjeron anëtarësinë me të rinj të talentuar sikurse janë këta që sapo kanë aderuar në degën e e Kamenicës”, është shprehur ai në një postim në Facebook.

Veseli ka thënë se dera e PDK-së mbetet e hapur për ata që duan ta çojnë Kosovën përpara.

“Këtyre profesionistëve të rinj e të mirë kualifikuar në fusha të ndryshme i urova mirëseardhjen dhe i falënderova për besimin që po i japin PDK-së. Ndërkaq dera jonë do mbetet gjithmonë e hapur për ata të rinj patriotë të ndershëm e profesionistë që duan të çojnë Kosovën përpara”.

Partia Demokratike e Kosovës po i shërben qytetarēve e demokracisë në vend duke treguar një model proaktiv konstruktiv…

Posted by Kadri Veseli on Friday, October 9, 2020

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0