Veseli: Luftëtarët na lanë amanet Kosovën për ta mbajtur të paprekshme

HomePolitike

Veseli: Luftëtarët na lanë amanet Kosovën për ta mbajtur të paprekshme

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka kujtuar dy betejat e ashpra të UÇK-së me forcat pushtuese serbe duke thënë se ishin dy më të lavdishmet dhe që rriten besimin në UÇK.

Ai tha se në betejën e zhvilluar në Grykën e Llapushnikut dhe një vit më vonë në atë të Çabratit dhanë jetën shumë luftëtarë që Kosova të mbetet e paprekshme, njofton Klan Kosova.

“22 vjet më parë, u zhvillua një nga betejat më të ashpra ndërmjet forcave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pushtuesve serbë në Grykën e Llapushnikut. Përmasat e luftimeve frontale të Llapushnikut, bënë jehonë në gjithë Evropën dhe rritën besimin e popullatës në forcën e UÇK-së duke masivizuar mobilizimin”.

“Në të njëjtën periudhë një vit më pas, ndodhi “Epopeja e Çabratit” ku forcat heroike të UÇK-së bënë betejën e parë urbane të Luftës së Kosovës. Në të dy këto beteja të lavdishme, dhanë jetën për liri dhjetëra luftëtarë e martirë, si tregues që liria paguhet gjithmonë shtrenjtë”.

“Ata na kanë lënë amanet atdheun, për ta mbrojtur e për ta mbajtur të paprekshëm. Na kanë lënë amanet Kosovën, që ta zhvillojmë e shndërrojmë në një vend të begatë”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0