Veseli kritikon Kurtin: Hape urgjentisht kufirin me Shqipërinë, ashtu siç e bëre me Serbinë

HomePolitike

Veseli kritikon Kurtin: Hape urgjentisht kufirin me Shqipërinë, ashtu siç e bëre me Serbinë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, përmes një shkrimi në rrjete sociale, ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka dështuar sërish me Shqipërinë, shkruan GazetaLajmi.Veseli thotë se sa ishte në opozitë, Kurti thërriste për bashkim kombëtar, ndërsa si kryeministër po i ndan shqiptarët.
Tutje, Veseli shton se kjo qeveri, e cila sipas tij, e hapi kufirin me Serbinë, duhet urgjentisht ta hapë kufirin me Shqipërinë.

Shkrimi i plotë nga Kadri Veseli:Albin Kurti dështoi edhe një herë me Shqipërinë. Në opozitë, thërriste për bashkim kombëtar, ndërsa si Kryeministër po i ndan shqiptarët. Kjo Qeveri, që hapi kufirin me Serbinë, duhet urgjentisht ta hapë kufirin me Shqipërinë, pa kurrfarë pengese, në të mirë të qytetarëve të të dyja vendeve. Ky maltretim është i papranueshëm.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0