Veseli e kujton Demaçin: Ishte inspirim, gjenerata të tëra nxorën nga ai mësime kuptimplota

HomePolitike

Veseli e kujton Demaçin: Ishte inspirim, gjenerata të tëra nxorën nga ai mësime kuptimplota

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli e ka kujtuar në dy vjetorin e vdekjes së Adem Demaçin. Ai ka shkruar se e kanë pasur gjithmonë shembull njeriun që qëndroi 28 vjet nëpër burgjet e Jugosllavisë.

“Baca Adem, me sakrificat e pandalshme për liri dhe me gatishmërinë e vazhdueshme për ta kundërshtuar robërinë, e ka shquar qysh moti Kosovën në hartën e Evropës si vend i veçantë që nuk e duron robërinë, por e aspiron lirinë dhe pavarësinë. Tek përkushtimi i Bacës Adem se kurrë nuk duhet të heqim dorë nga liria, gjeneratat e reja gjenin shembullin më sublim. Tek bindja e tij se nuk ka liri pa flijim, gjenerata të shumta nxorën mësimin më kuptimplotë”” ka shkruar Veseli, në FB.

“Guximi i tij që kurrë të mos ndalet, ishte inspirim që të tjerët të vazhdojnë gjithmonë. Krenar që e kishim gjithmonë shembull Bacën Adem. Me fat e të lumtur që do të kemi prore frymëzimin nga ai. Lavdi!”, ka shtuar ai.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0