Vesel Krasniqi i Nismës i reagon Betim Gjoshit të PDK-së: Për ne nuk ka lu ftëtarë të rangut të parë apo dytë të UÇK-së

HomePolitike

Vesel Krasniqi i Nismës i reagon Betim Gjoshit të PDK-së: Për ne nuk ka lu ftëtarë të rangut të parë apo dytë të UÇK-së

Shefi i shtabit zgjedhor të PDK’së, Betim Gjoshi, ka kritikuar kreun e Nismës, Fatmir Limaj, për të cilin ka thënë se i ka borxh PDK-së.

“Ne kemi shumë udhëheqës të Fatmir Limës në lu ftë, ne kemi komandant të zonave e drejtues shumë më të lartë se ai. Ai është politikan, e njohim të gjithë. PDK si ka mbetur borxh askujt, as Haradinaj as Limajt, ata i kanë mbetur borxh PDK’së”, tha ai në Frontal duke shtuar se ka kreu i NISMA-s ka qenë kundër Thaçit e UÇK-së.

Por, Vesel Krasniqi, nga NISMA Socialdemokrate, aktualisht ministër në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, i ka reaguar Gjoshit, duke thënë se “për ne nuk ka luf tëtarë të rangut të parë apo dytë të UÇK-së”.

“Tash nuk është koha që të rrahim gjoks kush ka qenë më i rëndësishëm në UÇK, sepse ne dimë që të gjithë ushtarët e UÇK së, pa dallim hierarkie, kanë qenë të rëndësishëm. Të gjithë ata që kanë l uftuar kanë pasur detyra të rëndësishme në lu ftë. Jam i zhgënjyer që politikanët e PDK-së e harrojnë këtë gjë dhe kjo tregon që ata e kanë humbur rrugën. Për ne nuk ka lu ftëtarë të rangut të parë apo të dytë të UÇK-së”, ka thënë Krasniqi për IndeksOnline.

Ai në fund ka thënë se kontributi i të gjithëve është jashtëzakonisht i çmueshëm për çlirimin e vendit.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0