Vendos KQZ: Albin Kurtit i ndalohet përfundimisht garimi në zgjedhjet 2021

HomeAktualitet

Vendos KQZ: Albin Kurtit i ndalohet përfundimisht garimi në zgjedhjet 2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka vendosur që të mos certifikojë Vetëvendosjen dhe liderin e saj Albin Kurti për zgjedhjet e 14 shkurtit, shkruan Gazeta Metro.

Momentalisht është duke u mbajtur mbledhja e KQZ’së, në të cilën është vendosur rreth certifikimit ose jo të 47 kandidatëve për deputetë, në mesin e të cilëve është edhe i nominuari i VV’së për kryeministër, Albin Kurti.

Në mbledhjen e nisur në ora 17:30, Valdete Daka ka lexuar shkresën e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), duke thënë se të dhënat e 47 kandidatëve të dënuar në 3 vitet e fundit, janë të sakta.
Pas kësaj KQZ ka vendosur që Vetëvendosje dhe kandidatët e saj të mos certifikohen, ku në mes tyre është edhe Albin Kurti, dhe që i ndalohet kandidimi për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit. //gazetametro.net

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0