VENDIM: Punonjësit e shtetit nëse vonohen 15 minuta në punë, u hiqet përqindje e madhe nga paga

HomeAktualitet

VENDIM: Punonjësit e shtetit nëse vonohen 15 minuta në punë, u hiqet përqindje e madhe nga paga

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka nxjerrë një vendim përmes së cilit obligon të gjithë zyrtarët publikë të punësuar në këtë ministri që të respektojnë orarin e punës, në të kundërtën ndaj tyre do të merret masë disiplinore që mund të rezultojë me heqjen e 20 deri në 40 përqind të pagës.

Në urdhëresën e siguruar nga Gazeta Online “Reporteri.net”, thuhet se nëse një punonjës publik i kësaj ministrie vonohet 15 minuta në punë dhe nëse kjo ndodh tri herë gjatë javës, atëherë atij do t’i jepet një vërejtje me gojë, pas së cilës pason vërejtja me shkrim për vonesën e katërt, por nëse i njëjti vonohet 5 herë brenda muajit 15 minuta në punë, atëherë ndaj tij do të merret masa disiplinore e ndalimit të 20 deri në 40 përqind të pagës për një periudhë deri në gjashtë muaj.
Reporteri mëson se një urdhëresë të ngjashme e kanë bërë të gjitha ministritë, pas një takimi dhe pajtimi të sekretarëve permanent të të gjitha ministrive të Qeverisë së Kosovës.

Urdhëresa ka hyrë në fuqi nga 1 tetori. /Reporteri.net

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0