Vëllezërit Hoti: Njëri hoxhë e tjetri Kryeministër

HomeSociale

Vëllezërit Hoti: Njëri hoxhë e tjetri Kryeministër

Bajram Hoti është vëllau i Kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti.Për dallim nga vëllau i tij politikan Bajrami i shërben me qejf dhe vullnet fesë islame.Ai është imam në një xhami në Rahovec.

Familja e Kryeministrit Avdullah Hoti vjen nga fshati Ratkoc të Komunës së Rahovecit.
Babai i Kryeministrit quhej Halim Hoti (i cili ka vdekur vitin e kaluar), ka lënë pas tetë fëmijë. Tri vajza dhe pesë djem.

Vëllau Bajrami dhe babai Halimi i kryeministrit HotiBajrami ashtu si edhe kryeministri është i përkushtuar ndaj punës së tij në krye të xhamisë në Rahovec.Që nga vdekja e babait të tyre në tetor të vitit 2019 Bajrami kujdeset për nënën e tij, dhe është shumë krenar për arritjet e vëllaut të tij politikan.Pas zgjdhjes së Avdullah Hotit kryeministër Bajram Hoti është shprehur krenar dhe i lumtur për vëllanë e tij.“Falënderojmë zotin që kemi një vëlla të tillë.Dhashtë zoti të ja japë të mbarën dhe ta bekojë zoti popullin e Kosovës”, kishte thënë ai.Bajrami është një njeri i përkushtuar nga familjes dhe fesë.Një kërkim i thjeshtë në rrjetet e tij sociale vë në pah përkushtimin që ka ndaj detyrës së tij si imam dhe si familjar.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0