Gazetari Vehbi Kajtazi, dyshon se është gënjeshtër letra e publikuar në media e kandidatit për president të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, përmes së cilës i drejtohet kosovarëve se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe do të kërkojë drejtësi për të zhdukurit.
Kajtazi shkruan se nuk ka asnjë të dhënë se kjo letër është origjinale.Ai shkruan se kjo letër nuk është publikuar askund, as në faqet e tij zyrtare.
Shkrimin e tij Kajtazi e përfundon me fjalët: Era rren po i vjen.
Kah na doli kjo letra e Bidenit per Kosoven? Nuk ka asnje te dhene se eshte origjinale. Nuk eshte e publikuar askund, perfshire faqet e tij zyrtare. Era rren po i vjen. pic.twitter.com/8uCXVrq4j1
— Vehbi Kajtazi (@vehbikajtazi) October 18, 2020
COMMENTS