Vde kja e dyshimtë e 19 vjeçares, Prokuroria jep detaje

HomeSociale

Vde kja e dyshimtë e 19 vjeçares, Prokuroria jep detaje

Një ngjarje e rëndë ndodhi dy ditë më parë në rajonin e Gjilanit.

Vajza 19 vjeçare, u gjet e va rur rreth 300 metra larg shtëpisë së saj në fshatin Poliqkë të komunës së Kamenicës.

Rasti në fjalë është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka deklaruar se rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 17:00, por që ende nuk kanë detaje shtesë lidhur me ngjarjen.

“Rasti është cilësuar fillimisht si vd ekje e dyshimtë, derisa të bëhen hetimet tjera lidhur me rastin”, tha ai.

Lidhur me këtë, lajmi.net ka kontaktuar edhe Prokurorinë Themelore në Gjilan, nga ku edhe u bë e ditur se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i të ndjerës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

“Dyshohet se një grua e moshës 19 vjeçare, është gjetur e va rur 300m larg shtëpisë së saj, në fshatin Poliqkë, komuna e Kamenicës. Rasti është cilësuar si vd ekje e dyshimtë dhe me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i të ndjerës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë”, tha zëdhënësja e Prokurorisë, Liridona Xheladini.

Gjithashtu u theksua se Prokuroria në bashkëpunim me policinë janë duke ndërmarrë veprime hetimore, të cilat përfshijnë edhe intervistimin e të ndjerës dhe dëshmitarëve të tjerë, me qëllim të ndriçimit të kësaj çështje.

19 vjeçarja A.M.L, u gjet e va rur në një lis dhe se e njëjta edhe pse e re në moshë, ishte e martuar dhe po jetonte në fshatin Poliqkë të Kamenicës, ku edhe kishte familjen e bashkëshortit.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0