Vd es në moshë të re një anëtar i Nismës

HomeAktualitet

Vd es në moshë të re një anëtar i Nismës

Është ndarë nga jeta Besart Rama, anëtar i Nismës Socialdemokrate. Lajmin e ka bërë të ditur Endrit Zabërgja, sekretar për Rininë në këtë parti.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shprehur dhimbjen e thellë për vdekjen e Besartit, ndërsa ka shtuar se do ta kujtojnë gjithmonë si shembull të djalit punëtor e të sinqertë.
“Besarti ishte bashkëpunëtor i imi që nga themelimi i rinisë së Nismës, ai gjithmonë ishte i hareshëm, pozitiv, plot vullnet dhe ambicie. Besartin do ta kujtojmë gjithmonë si shembull të djalit punëtor e të sinqertë. Ngushëllime familjes dhe gjithë atyre që e njohën! Do jetosh gjithmonë në zemrat dhe kujtimet tona Besart!”, ka shkruar ndër të tjera Zabërgja.

Sot me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të shokut tonë Besart Rama.Besarti ishte…

Posted by Endrit S Zabërgja on Sunday, September 20, 2020

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0