Vd es në moshë të re muzikanti shqiptar

HomeShowbiz

Vd es në moshë të re muzikanti shqiptar

Ka ndërruar jetë këngëtari dhe autori i shumë këngëve Ylber Aliu. Lajmin e dhanë figurat publike përmes postimeve në rrjetet sociale, si Adem Ramadani e Gold Ag.

Postimi i Adem Ramadanit:
Të Allahut jemi dhe tek Ai të gjithë do të kthehemi ‼️😢😢😢

Si fëmi shumë jemi dashtë.

E sa herë kemi qenë bashkë, në shumë simpoziume, koncerte, emisione dhe pothuajse shumë të rralla janë projektet e mia ku ti nuk ke marr pjesë. Ti ke qenë një talent i rrallë, artist i madh dhe besimtar i vërtetë.

E duke qajt dert për sëmundjen tënde e kujtoj fjalën ku shpesh ma thoje – “ Allahu më ka dhënë shumë sabër “ – Do t’më mungosh shumë Ylber😢😢😢❤️❤️❤️- Lus Allahun e Madh që bashkë të jemi në Xhenetet e Tij të larta, atje ku më nuk ka sëmundje, nuk ka lot, as dhimbje e as vdekje. Ngushllimet më të përzemërta Familjes Aliu, ngushllime gjithë shqiptarëve.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0