Vazhdon të përçahet koalicioni: Haradinaj fton për vazhdimin e punëve në rrugën Deçan – Plavë

HomePolitike

Vazhdon të përçahet koalicioni: Haradinaj fton për vazhdimin e punëve në rrugën Deçan – Plavë

Në ditën kur kryeministri Avdullah Hoti priti kryetarin e Deçanit, Bashkim Ramosaj dhe u pajtuan për pezullimin e punëve në rrugën Deçan – Plavë për shkak të kundërshtimit të Manastirit, deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, i ka lënë një mesazh Ramosajt në postimin e tij në Facebook.

Haradinaj ka thënë se Ramosaj është i zgjedhur për të kryer rrugën.

“Kryetar ti je i thirrur për të punuar, e jo për takime për t’u marrë vesh për takime.
Rruga duhet të kryhet kryetar, është në të drejtën tonë dhe në të mirën e Manastirit”, i ka komentuar Haradinaj Ramosajt në postimin ku njoftoi për takimin me Hotin.

Hoti ditë më parë kishte kërkuar ndalimin e punëve në këtë rrugë.

“Kam filluar sot takimet, fillimisht me kryeministrin për të vazhduar intensivisht deri me datën 27 gusht, kur do mbajmë takim me të gjithë ambasadorët! Jam i bindur që rezultati do jetë zgjidhja e duhur për Deçanin”, ka shkruar Ramosaj.

Për të enjten është paralajëmruar edhe një takim mes partnerëve të koalicionit LDK, AAK, Nisma, kur pos kryetarëve të partive pritet të marrë pjesë edhe kryeministri Hoti.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0