Valon Syla rihap Facebookun: Mos u bëni gërrnaça, pine ka 1 redbull se ju vynë me lexu statusa të gjatë

HomeAktualitet

Valon Syla rihap Facebookun: Mos u bëni gërrnaça, pine ka 1 redbull se ju vynë me lexu statusa të gjatë

Gazetari Valon Syla ka njoftuar se është rihapur llogaria e tij në Facebook. I menjëhershëm ka qenë postimi i tij ku nuk ka hezituar të flasë sërish për diasporën.

Syla tha se është duke punuar në mbi 100 padi për nxitje të dh unës, su lme e shpifje.

” Veç dine që ligji mund të vonohet më shumë se në Evropë, por vlen dhe ju nxen… mësohuni të komunikoni pa sharje, dhe pa dh unë. Me një fjalë mos u boni gërrnaça, nëse sjeni.Une vazhdoj. Pine ka 1 redbull se ju vynë energji me lexu statusa ma të gjatë”, ka shkruar Syla në Facebook.

Postimi i plotë:

Faleminderit të gjithë gazetarëve dhe miqve për mbështetjen dhe reagimet. Facebooku mu rihap. Jam duke punuar në mbi 100 padi, për nxitje dhe të mbështetje të dh unës, sul me, shpifje në baza racore e etnike dhe ndaj lirisë së shprehjes. Poashtu për lajme të rrejshme në media që nxitën dhu nën ndaj meje, sidomos në vendet ku jetojnë në Perëndim… Gërrnaçat u panë. Edhe gërrnaçat do ti shihni ende. Pas debatit që e kam nxitur, do ti identifikoni më lehtë. Me rëndësi është që të klasifikohem dhe dalllohen nga diaspora e arritur, sepse vet ata janë ma në zor prej tyre se sa ne këtu që i shohim e i presim për një sezon turistik.Veç dine që ligji mund të vonohet më shumë se në Evropë, por vlen dhe ju nxen… mësohuni të komunikoni pa sh arje, dhe pa dh unë. Me një fjalë mos u boni gërrnaça, nëse sjeni.Une vazhdoj. Pine ka 1 redbull se ju vynë energji me lexu statusa ma të gjatë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0