Valon Syla: Familjarët e su lmuesit kërkuan të takohemi

HomeAktualitet

Valon Syla: Familjarët e su lmuesit kërkuan të takohemi

Gazetari Valon Syla u rrah para disa ditësh nga një kosovar që jeton në Zvicër, pas disa shkrimeve të tij për diasporën.

Syla ka thënë se është goditur 4 herë nga sul mu esi i cili tani është në paraburgim.

“Isha duke dalë nga banka, mu afrua një person, më tha a je ti Valoni, i thash jo, mu afrua edhe një herë më tha ti je Valoni, dhe u ndala ta pyes çfarë do, dhe më goditi për herën e parë, i thash u kry me kaq, më ka kap përdore më ka goditur edhe dy herë, para se të përvidhem më ka god itur edhe një herë, kanë qenë katër goditje. 20-30 sekonda ka zgjatë, ju kam shmangur, mirë është të gjithë gazetarët t’iu shmangen rasteve të tilla, pasi kurrë nuk e di personi në çfarë gjendje mentale ka, a është me ndonjë diagnozë, pastaj reagojnë policia, dhe duhet të përfundohet me ligj”, ka thënë Syla për Reporterin.

Ai ka thënë se pas këtij rasti, familjarët e sulmuesit kanë tentuar që ta takojnë, por se nuk ka pranuar, pasi thotë se duhet që rastin ta zgjedhin organet e drejtësisë dhe su lm uesi të marrë dënimin e merituar.
“Familjarët e tij kanë ten tuar të kontaktojnë që të takohem, për t’i ulur te ns ionet, i kam thënë që nuk kam nevojë të takohemi vazhdojnë me procedura ligjore dhe presim që drejtësia të jep dënimin e merituar”, ka deklaruar Syla.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0