Valdete Daka certifikon Xhavit Halitin i cili është denuar për vepër pen ale me 18 Maj 2018

HomeAktualitet

Valdete Daka certifikon Xhavit Halitin i cili është denuar për vepër pen ale me 18 Maj 2018

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka certifikuar edhe kandidatin për deputet të PDK-së dhe njëherit edhe njërin ndër themeluesit e kësaj partie, Xhavit Halitin.

Edhe pse ky i fundit është dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, për veprën penale Su;lmi.

Gjykata Themelore në Prishtinë, i kishte dënuar dy ish-deputetët Xhavit Halitin dhe Gani Dreshajn, për kanosjen ndaj deputetit të LDK-së, Arben Gashi.
Haliti dhe Dreshaj ishin shpallur fajtor, pasi që me 18 maj të vitit 2018, Haliti me dashje e ka sul;muar deputetin Gashi, duke e shtyrë me krah dhe bërryl në gjoks, kështu duke e kryer veprën penale Sul;mi.

Kurse Dreshaj, sipas këtij aktvendimi është fajtor për shkak se në të njëjtën seancë me dashje e ka kanosur Gashin duke i thënë “kom me ta prish fytyrën”, e qe më këtë veprim ka kryer veprën penale kanosje.

Gjykata i ka shqiptuar Xhavit Halitit dënimin me gjobë prej një mijë e 250 eurosh, të cilin obligohet ta paguajë brenda 15 ditësh. Me të njëjtën shumë është gjobitur edhe Gani Dreshaj, pra një mijë e 250 euro të cilat duhet t`i paguajnë brenda 15 ditësh.

Kandidati për deputet, Xhavit Haliti në listën e PDK-së ka numrin 7.

Kujtojmë se KQZ e Valdete Dakës nuk ka certifikuar Lëvizjen Vetëvendosje, AAK-në dhe Nismen për shkak të dënimeve për vepra penale.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0