Vaksinohen 4 mijë e 439 qytetarë kundër Covid-19 brenda 24 orëve

HomeAktualitet

Vaksinohen 4 mijë e 439 qytetarë kundër Covid-19 brenda 24 orëve

Brenda 24-orëve të fundit në Kosovë, 4 mijë e 439 qytetarë e kanë marr vaksinën kundër Covid-19.Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë, nga fillimi i procesit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë vaksinuar 149 mijë e 121 qytetarë.

Në ndërkohë me dozën e dytë të vaksinës janë vaksinuar 25 mijë e 158 qytetarë.

Njoftimi i plotë:

24 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.439 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 149.121 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 25.158 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Nga 1.764 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 2 raste të vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.280.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 171.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0