Vaksina jep këto efekte anësore te një pacient, kompania e njohur ndërpret testet

HomeAktualitet

Vaksina jep këto efekte anësore te një pacient, kompania e njohur ndërpret testet

Puna për eksperimentimin e vaksinës anti-Covid, për të cilën është duke punuar prej muajsh kompania e njohur Johnson&Johnson, është ndërprerë. Një nga pacientët në të cilët është duke u testuar faza e tretë e kësaj vaksine ka patur probleme shëndetësore dhe ende nuk dihen arsyet.

Në këtë fazë të tretë janë duke u testuar 60 mijë pacientë. “Këto efekte anësore janë të njohura dhe të pranuara në të gjithë botën, sidomos kur kryhen testime të tilla masive”, tha kompania Johnson &Johnson, që konfirmoi pezullimin e studimit
Kompania tha se ka nisur nga puna për të kuptuar nëse problemet shëndetësore të pacientit kanë ardhur si pasojë e vaksinës apo për shkaqe të tjera.

Testet janë duke u zhvilluar në Amerikë, Brazil, Kili, Kolumbi, Meksikë, Peru dhe Afrikën e Jugut. Johnson&Johnson është kompania e 10-të në botë që ka shkuar në fazën e tretë të testit klinik të vaksinës kundër koronavirus.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0