Vaksina e Covid-19; çfarë rreziqesh dhe efektesh anësore dihen deri tani

HomeAktualitet

Vaksina e Covid-19; çfarë rreziqesh dhe efektesh anësore dihen deri tani

Në të gjithë botën miliona vetë shpresojnë të vaksinohen shpejt kundër virusit corona. Në të njëjtën kohë ka po kaq shumë njerëz që janë të dyzuar, – nga njëra anë ata duan të mbrohen nga një infektim i mundshëm, nga ana tjetër i tremben efekteve të mundshme të një vaksine. Ata kanë frikë, se vaksinat e zhvilluara me një shpejtësi të madhe janë vërtet të sigurta, apo nëse janë mbikqyrur me kujdes efektet anësore. Cilat reaksione të vaksinës janë normale, cilat shihen si reaksione janë të mundshme? Dhe a duhet të vaksinohem?

Reagime normale pas një vaksinimi
Ëështë normale që pas një vaksine trupi të reagojë: Për shembull rreth vendit të gjilpërës mund të ketës skuqje, enjtje apo dhimbje. Edhe lodhja, rritja e temperaturës, dhimbjet e gjymtyrëve apo të kokës nuk janë të pazakonta në tre ditët e para pas vaksinimit.

Këto reagime normale zakonisht janë të dobta dhe nuk ndjehen më pas disa ditësh. Ato tregojnë, se vaksina po jep efektin e saj, sistemi imunitar i trupit reagon dhe trupi vetë krijon antitrupat mbrojtës përmes infektimit “të supozuar” nga vaksinimi. Këto reagime tipike janë raportuar edhe pas futjes në përdorim të vaksinës së BioNTech Pfizer, Moderna, Astra Zeneca dhe vaksinës ruse Sputnik V.

Rrallë edhe efekte anësore të rënda
Krahas reagimeve tipike të vaksinës, në raste të veçanta ka pasur edhe reaksione të forta të trupit, si për shembull shok alergjik, për të cilat është raportuar. Por këto janë raste të veçuara. Në përgjithësi vaksinat e lejuara, sipas Agjencisë Europiane të Medikamenteve, EMA, autoritetit amerikan të medikamenteve, FDA, Organizatës Botërore të Shëndetësisë, OBSH, janë të sigurta, përndryshe ato nuk do të ishin lejuar. Disa nga vaksinat e reja, të ashtuquajturat mRNA- dallojnë me themel nga vaksinat e mëparshme: Ato nuk përmbajnë viruse të dobësuar apo të ngordhur, por vetëm udhëzues strukturimi të një pjesëze të virusit. Vaksinat e tjera janë të ashtuquajtur vaksina me vektor, të cilat përdorin adenoviruset (si viruset e gripit, që prekin vetëm shimpanzetë) në mënyrë që të depërtojë proteina sipërfaqësore e virusit SARS-CoV-2, e njohur si proteina Spike, dhe kështu të shkaktojnë reagimin imunitar.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0