Vajza e vogël e vr arë nga serbët në Abri të Epërme, në vitin 1998:Fotografia që tronditi botën!

HomeAktualitet

Vajza e vogël e vr arë nga serbët në Abri të Epërme, në vitin 1998:Fotografia që tronditi botën!

Më 26 shtator 1998, në Abri të Epërme, forcat serbe kryen një nga masakrat më të tmerrshme gjatë luftës në Kosovë.
Në vend të ngjarjes kishte arritur fotografi i njohur nga Zelanda e Re, Wade Goddard, i cili realizoi fotografinë që tronditi botën.

Fotografia e një fëmiu të vr arë nga policia serbe kishte pushtuar mediat botërore.

Në këtë ditë u masa kruan 23 anëtarë të familjes Deliu, në mesin e tyre gra, fëmijë e pleq, nga mosha gjashtë muajsh e deri në 94 vjeçare.

Nga 25 shtatori, familja Deliu ishte strehuar në mal, për t’i shpëtuar sulmeve serbe.

Një ditë më vonë, më 26 shtator, rreth orës 10:00 paradite, aty kishte depërtuar këmbësoria serbe. Me këtë rast ishin dëgjuar të shtëna armësh e britma njerëzish.

Pas sulmit u zbulua, se të gjitha viktimat, fëmijë, pleq, gra e të rinj, ishin qëlluar në kokë nga afërsia dhe ishin masakruar derisa po përpiqeshin të iknin nga sulmi.

Trupat e të ekzekutuarve tregonin dëshmi të qarta të një kasaphane

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0