“Urdhri” i Isa Mustafës për të mos e votuar Vjosa Osmanin, reagon ashpër Çun Lajçi

HomeAktualitet

“Urdhri” i Isa Mustafës për të mos e votuar Vjosa Osmanin, reagon ashpër Çun Lajçi

Aktori i njohur, Çun Lajçi, përmes një postimi në Facebook ka hedhur kritika ndaj ish-kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.
Lajçi këtë reagim e ka bërë pasi kryetari në largim i LDK-së, Isa Mustafa, tha se asnjë deputet i partisë së tij nuk do të qëndrojë në sallën e Kuvendit kur pritet të votohet Vjosa Osmani për presidente.
Aktori me këtë rast ka pyetur Mustafën se a ka dhënë doreheqje tashmë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, apo edhe me tej po luan “cic-mic” me rugovsitët.

Ja reagimi i aktorit:

Isë bre
A m’banë veshët e m’duket se fole mbramë n’emën të LDK-së?
Bile urdhnove: S’guxon deputet imi me ndejtë n’sallë kur t’votohet për Vjosën Presidente!
Veç po, ajo mundet mu kthye n’LDK, derën çelë e ka!

Isë bre!

Ti a ke dhanë e s’ke dhanë dorëheqje?!
E qyshë po i urdhnon deputetët tash?
E qyshë?
A cic-mic po luen me rugovistat a?
E këta po t’besojnë si qorrat hala?
Kush je ti pa titull e emën?
A edhe ti po don me lanë frymën Isjane si Rugova a?
Isë bre
Zbute zemrën se s’po dimë a je me neve a me arushat!?

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0