Urbanët janë mbyllur, por në Shqipëri është hapur transporti hapësinor

HomeUncategorized

Urbanët janë mbyllur, por në Shqipëri është hapur transporti hapësinor

Qeveria e Shqipërisë ka njoftuar se nga java e ardhshme do të lejohet transporti i automjeteve pa autorizim në zonat e gjelbërta por ai urban dhe ndër

Rrëfimi rrëqethës i babait të tre fëmijëve që fitoi betejën kundër COVID-19: Kam qarë dhe lusja mjekët e infermieret të mos lejojnë të vdesë
Pse disa njerëz janë më me fat se sa disa të tjerë?
Parashikimi i motit për sot

Qeveria e Shqipërisë ka njoftuar se nga java e ardhshme do të lejohet transporti i automjeteve pa autorizim në zonat e gjelbërta por ai urban dhe ndërqytetas me zonat e kuqe do të mbetet i mbyllur. Megjithatë në Shqipëri prej 4 majit lejohet transporti i mallërave dhe njerëzve në hapsirë.

E çuditshme sa ç’mund të duket për një vend si Shqipëria, por ky është një fakt i cili është publikuar edhe në faqen zyrtare të e-albania ku janë listuar të gjitha aktivitetet të cilat janë hapur që nga data 4 maj. Ende nuk dihet nëse ky është një lapsus nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë ose nëse kjo veprimtari ekziston në listën e aktiviteteve të regjistruara në regjistrin shtetëror.

Transporti hapsinor lidhet me hedhjen e satelitëve dhe mjeteve hapësinore, transportin hapësinor të mallrave dhe pasagjerëve. Këto janë përtej çdo aspirate të vendit tonë kështu që një sqarim do të ishte i vlefshëm se çfarë është dashur të thuhet me hapjen e transportit hapësinor.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0