Uran Ismaili: PDK është model i opozitarizmit, Kosova s’ka nevojë për opozitë si VV’ja

HomeAktualitet

Uran Ismaili: PDK është model i opozitarizmit, Kosova s’ka nevojë për opozitë si VV’ja

Sekretari i PDK’së, Uran Ismaili, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se partia e tij është model edhe në rolin e opozitës.

Sipas tij, PDK ka bërë gjithçka në interes të vendit edhe në këtë rol.
‘’Model tjetër i opozitarizmit. Kosova është mësuar me një model dallash të opozitarizmit. Si opozitë kemi bë gjithcka që duhet me bo. Kemi ngrit tema politike, si dhe ia kemi votu 1/12 e buxhetit Albin Kurtit, që gjë s’e ka bërë asnjëherë opozita. Kemi votuar rishikimin e buxhetit’’, ka thënë ai në një debat televiziv.

‘’Nuk ka nevojë Kosova për aso lloj opozite. Demagogji, tejkalon moralin që duhet me mbajtë në politikë’’

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0