“Unë dy minuta nuk ia fali”, asaj që anashkalon Kryeministrin Hoti

HomeAktualitet

“Unë dy minuta nuk ia fali”, asaj që anashkalon Kryeministrin Hoti

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla do duhej të shkarkohej nga pozita e saj, ndonëse nuk ka përmendur emra. Haziri tha se “nuk do ia falte dy minuta” një ministri që e anashkalon kryeministrin.

Haziri tha se qeverisja e Hotit është kryesisht qeveri “e butë”, por sipas tij ministrat nuk kanë të drejtë të dërgojnë letra në presidencë duke e anashkaluar kryeministrin.
“Nëse një ministër çon letra ne presidencë tu e anashkalu kryeministrin une dy minuta s’ja fali.Une se permenda asnjë emër, ministri që e then rregullën e parë elementare të punës, e anashkalon kryeministrin, nuk ka vend me një kabinet, dy elefantë me një tend nuk jetojnë”, tha Haziri në Kanal10.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0