Uka-Hotit: Masa më e mirë që mund të merrni kundër COVID-19 është të shkoni në shtëpi

HomeAktualitet

Uka-Hotit: Masa më e mirë që mund të merrni kundër COVID-19 është të shkoni në shtëpi

Deputeti nga radhët e Lëvizjes, Fitim Uka, ka kritikuar Qeverinë Hoti për menaxhimin që po bënë me pandeminë COVID-19, raporton Gazeta Express.

Ai pati kritika edhe për masat që janë marrë deri tani, derisa tha se masa më e mirë për tu mbrojtur nga COVID-19 është qe Qeveria Hoti të jap dorëheqje.

“Janë bërë 9 muaj nga rasti i parë me COVID0-19 dhe ajo që dukej të jetë një betejë e fituar ka marrë një drejtim tjetër. Ne po përjetojmë Qeverinë Koti në të cilën numri i të vdekurve tani është i barabartë me numrin e të infektuarve që ishte gjatë Qeverië Kurti. Për një qeveri të sëmurë numri i të vdekurve është vetëm për të shtyer zgjedhjet”, tha ai.

Uka pati kritika edhe për mungesën e oksigjenit në institucionet shëndetësorë, e po ashtu edhe për vaksinën anti-COVID.

Oksigjeni është bërë luks për spitalet rajonale, aq keq është situata. Ndërsa, ku flasim për vaksina, e keni sjell vaksinën kundër gripit sezonal me dy muaj vonesë dhe e keni rrezikuar shëndetin e popullatës dhe guxoni e na flisni për vaksinën ndaj COVID-19 kur nuk keni ndonjë planë për ta siguruar atë”, shtoi ai.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0