U raportua se 7 gjyqtarë janë pro dekretit të Thaçit – përgjigjet zyrtarisht Gjykat Kushtetuese

HomePolitike

U raportua se 7 gjyqtarë janë pro dekretit të Thaçit – përgjigjet zyrtarisht Gjykat Kushtetuese

Në kohën kur po pritet që Gjykata Kushtetuese të marrë vendim lidhur me dekretin e Presidentit për mandatimin e Avdullah Hotit për krijim e qeverisë s

Arrestohet një shtetas shqiptar pasi kaloi ilegalisht kufirin për në Kosovë, dërgohet në karantinë
Deputeti i ‘lexueshëm’ i AAK’së bënë huqje të njohurisë elementare: Spanja është shtet me shumicë ortodokse
Dardan Sejdiu: Në Kosovë je kundër pushtetit ose përkrahës i tij, mes nuk ka, anash edhe ma keq!

Në kohën kur po pritet që Gjykata Kushtetuese të marrë vendim lidhur me dekretin e Presidentit për mandatimin e Avdullah Hotit për krijim e qeverisë së re, presionet ndaj gjyqtarëve janë shtuar. U raportua se tashmë shtatë nga nëntë gjyqtarët e gjykatës më të lartë në vend, janë pro dekretit të Presidentit duke i dhënë 15 ditë afat mandatarit Hoti për qeverinë.Insajderi ka kërkuar një koment nga Gjykata Kushtetuese lidhur me këto pretendime. Zyrtari për informim, Veton Dula i ka quajtur lajme të paska.“Këto janë lajme të pasakta dhe nuk qëndrojnë. Gjykata ende nuk ka vendosur. Vendimi meritor përkitazi me kërkesën në tërësi do të merret pasi që Gjykata të shqyrtojë të gjitha aspektet kushtetuese të pretendimeve të palëve të interesit”, ka thënë Dula.

Dula ka shtuar se Gjykata do ta informojë publikun për çdo vendimmarrje sapo të merret vendimi.“Sipas praktikës së deritanishme, Gjykata e informon opinionin publik për çdo vendimmarrje, në të njëjtën ditë pas përfundimit të seancave shqyrtuese”, ka thënë Dula.
Kanë mbetur edhe pak ditë që Gjykata Kushtetuese të merr vendim rreth dekretit të presidentit Hashim Thaçi për mandatim të Avdullah Hotit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, për kryeministër presionet ndaj Kushtetueses kanë nisur në forma të ndryshme.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0