U bë baba për herë të parë, ky është kuptimi i emrit të vajzës së Mc Kreshës

HomeShowbiz

U bë baba për herë të parë, ky është kuptimi i emrit të vajzës së Mc Kreshës

Dje reperi Mc Kresha u bë baba për herë të parë. Ai dhe bashkëshortja e tij Erzina sollën në jetë një vogëlushe të shëndetshme që e quajtën Iza.Çifti i thanë njëri tjetrit “Po” në dhjetor të vitit të kaluar në një ceremoni ku ishin të ftuar familjarë e miq të ngushtë të dyshes.
Ndonëse të martuarit nuk janë shumë publik në rrjete sociale, ishte babai i Erzinës ai që dha lajmin për ardhjen në jetë të foshnjës në rrjetin social Facebook, ku dhe zbuloi emrin e saj, Iza.

Iza, emër ky shumë i rrallë në vendin tonë, është emër vajze shumë i famshëm në kulturën hebre, që është gjithashtu vendi i origjinës së emrit. Sipas uebfaqes, behindthename.com kuptimi i emrit Iza është (Zoti është premtimi im) dhe një tjetër variant i këtij emri në vende të ndryshme të botës është Izabela.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0