Turqia i dhuron FSK’së pajisje ushtarake me vlerë mbi 700 mijë dollarë

HomePolitike

Turqia i dhuron FSK’së pajisje ushtarake me vlerë mbi 700 mijë dollarë

ë ambientet e kazermës „Adem Jashari“ të FSK’së në Prishtinë, dje u mbajt ceremonia e pranim-dorëzimit të një donacioni nga Republika e Turqisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, (FSK) në vlerë financiare prej 742,904.00 dollarë, shkruan Gazeta Lajmi.

Ky donacion ka në përbërje: veshmbathje dhe shtretër fushor si dhe pajisje tjera teknike.

Në ceremoninë e pranim ishte i pranishëm edhe komandanti i Komandës së Logjistikës të FSK’së, gjeneral brigade Naim Haziri, atasheu ushtarak i Turqisë në Kosovë, koloneli Ismail Cenkeri Ersoz dhe drejtori i Departamentit të Logjistikës në MM, kolonel Mentor Zejnullahu.

Pas nënshkrimit të dokumenteve, gjenerali Naim Haziri, ka falënderuar Qeverinë e Turqisë, si dhe atasheun ushtarak për përkrahjen e vazhdueshme për FSK’në.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0