Trupi i Fadil Syleviqit dërgohet për obduksion

HomeAktualitet

Trupi i Fadil Syleviqit dërgohet për obduksion

Dje ish-zyrtari policor Fadil Syleviqi është gjetur i v dekur në afërsi të Liqenit të Badovcit, shkruan Gazeta Express.

Lidhur me v dekjen e tij është deklaruar edhe policia e Kosovës. Në njoftim thuhet se trupi i tij është gjetur në mes të fshatit Zllatar dhe të fshatit Matiçan.

Policia njofton që trupi i pajetë i tij është dërguar në IML për obduksion.

“Fsh. Zllatar, Prishtinë 15.01.2021 – 13:56. Është raportuar se në pjesën malore në mes të fshatit Zllatar dhe fshatit Matiçan ne vendin e quajtur “Kërpë” është trupi i pa jetë i vi ktimës mashkull kosovar pjesëtarë i Policisë së Kosovës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore si dhe një ekipe e ndihmës së shpejtë e cila ka konstatuar se vik tima është pa shenja jete. Në lidhje me rastin është konsultuar edhe prokurori i shtetit i cili po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e PK-së./Gazeta Express/

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0