Trump: Bejruti u su lmua, kam informacione se ishte sulm me bo mbë

HomeBota

Trump: Bejruti u su lmua, kam informacione se ishte sulm me bo mbë

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump tha që gjeneralët e ushtrisë amerikane i thanë që shpërthimi në Bejrut ishte shkaktuar nga “një lloj bo mbe”.

“Takova disa nga gjeneralët tanë të shkëlqyeshëm dhe duket se ata mendojnë se nuk ishte një ngjarje e shkaktuar nga një lloj shpërthimi në fabrikë … Duket se ata mendojnë se ishte një sulm. Ishte një lloj bo mbe”, Associated Press citon të ketë thënë Trump, transmeton GazetaLajmi

Disa zyrtarë libanezë kanë deklaruar se shpërthimi në depo në portin e Bejrutit ka të ngjarë të jetë shkaktuar nga 2.700 ton amoniak, i cili ishte ruajtur atje për disa vjet jashtë rregullave të sigurisë.

Zyrtarët kanë demantuar Trumpin

Departamenti i Mbrojtjes i SH.B.A.-së nuk sheh shenja se shpërthimi në portin e Bejrutit është i lidhur me ndonjë su lm, shkruan CNN, duke iu referuar tre zyrtarëve të paidentifikuar të Pentagonit.

Siç theksoi një nga burimet televizive, në rast se do të kishte indikacione se bëhej fjalë për një sulm, ushtria amerikane në rajon do të ngrihet në një gjendje të gatishmërisë luftarake dhe do të marrë përforcime. Sipas tij, asnjë nga kjo nuk ka ndodhur.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0