“Tron ditet” Durrësi! Shpër thehet banesa 13 katësh pasi ishte shpallur i pabanueshëm nga tërmeti (VIDEO)

HomeAktualitet

“Tron ditet” Durrësi! Shpër thehet banesa 13 katësh pasi ishte shpallur i pabanueshëm nga tërmeti (VIDEO)

Një pallat 13 katësh në lagjen nr. 17 në Durrës është shpër thyer këtë të dielë (20 shtator) me qëllim dobësimin e strukturës.
Disa ditë më parë, forcat e xhenios tentuan të dobësonin muret e brendshme duke shpër thyer vetëm kapsollat detonatore por pa dobi.
Ajo do të shembet pas dy javësh ndërkohë që INUK ka kryer 12 shpër thime brenda pallatit këtë të dielë, nga një për secilin kat.

Pallati 13 katësh u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit dhe u shpall i pabanueshëm.

Specialistët vendosën shembjen me eks ploziv për të mos dëmtuar ndërtesat rreth tij. Shem bja e pallatit është konsideruar rast i vështirë për shkak të pranisë së madhe të betonit në këtë objekt si dhe afërsisë me objektet e tjera.

Banorët ishin njoftuar disa ditë më parë që të largoheshin nga banesat si dhe të linin dritaret hapur.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0