Tron ditet Berlini, 3 vjedhje të mëdha brenda një nate, ja cfarë u vodh

HomeAktualitet

Tron ditet Berlini, 3 vjedhje të mëdha brenda një nate, ja cfarë u vodh

Askush nuk e ka vënë re se dikush apo disa persona kanë arritur të zhdukin disa vepra antike nga “ishulli i muzenjve” në Berlin. Një vjedhje kolosale, që ka tronditur trashëgiminë kulturore të këtij vendi. Asnjë nga punonjësit e sigurisë apo specialistët e trashëgimisë nuk e ka vënë re këtë mungesë të veprave, ndërkohë që vjedhja ka disa ditë që ka ndodhur.

Sipas hetimeve paraprake, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 3 tetorit dhe nga muzetë janë zhdukur 63 vepra të ekspozuara në vetrina. Veprat e artit janë zhdukur nga muzetë “Alte National Galerie”, “Neues Museum” dhe “Pergamon”.

Kushdo që ka kryer vjedhjen ka përdorur një sprajt dhe vaj për të marrë veprat e artit të madhësive dhe kategorive të ndryshme. Nga e vetmja kamera që është vënë nën kontroll nga policia nuk është zbuluar asgjë deri më tani. Hetimet po kryen në çdo drejtim nga ana e policisë.

“Ishulli i muzenjve” të Berlinit është konsideruar nga Unesco si “trashëgimi kulturore” për shkak të numrit të madh dhe origjinalitetit që kanë veprat e artit të ekspozuara aty. Deri më tani, policia ka arritur të marrë listën dhe ka kontaktuar me 650 nga 3 mijë vizitorët që kanë qenë në këto muze më datën 3 tetor, me shpresën që ata të ndihmojnë në hetimet e nisura.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0