Tri foshnja që u lindën në QKUK nga nëna të prekura me Covid-19, dalin negative

HomeAktualitet

Tri foshnja që u lindën në QKUK nga nëna të prekura me Covid-19, dalin negative

Në Kosovë, katër gra shtatzëna, të sëmura me COVID-19 kanë lindur foshnjat e tyre, mirëpo kjo sëmundje që shkaktohet nga koronavirusi i ri, nuk është transmetuar te të porsalindurit, tha për Radion Evropa e Lirë Jakup Ismaili drejtor i Klinikës Gjinekologjike – Obstetrike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ai shton se aktualisht është edhe një grua shtatzënë e infektuar me koronavirus, e që është nën mbikëqyrjen e stafit të Gjinekologjisë.

“Të gjitha foshnjat që kanë lindur nga nënat e prekura me koronavirus, janë testuar, dhe gjitha kanë rezultuar negative”

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0