Tre lundërtarët e zhdukur gjenden fal shkrimit “SOS” në rërë

HomeSociale

Tre lundërtarët e zhdukur gjenden fal shkrimit “SOS” në rërë

Tre lundërtarë të zhdukur me ditë janë gjetur në një ishull të vogël në Mikronezi, fal shkrimit “SOS” në rërë.

Forcat e kërkim-shpëtimit kanë vërejtur nga lartë shenjën në rërë, shkruan “Deutsche Welle”.

Një helikopter ushtarak australian ka dorëzuar ushqim dhe ujë te lundërtarët që kishin humbur për afro tri ditë, ka njoftuar Marina e Australisë.

Ata janë gjetur në gjendje të mirë, sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme të Australisë.

Treshja kishte humbur rrugën dhe kishte përfunduar 190 kilometra larg nga destinacionin i paraparë. Varkat e tyre përfunduan pa karburantë.

Pasi janë ndalur në ishullin Pikelot, që është vetëm 450 metra i gjatë, ata kanë shkruar SOS në rërë shenjë ndërkombëtare për kërkim të ndihmës.

Garda Bregdetare e SHBA-së në Guam ishte informuar për zhdukën dhe filloi operacionin e kërkimit. Po ashtu edhe forcat australiane. Ato panë shenjën në ishullin Pikelot.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0