Transportuesit rrugorë kërkojnë të rifillojnë punën, paralajmërojnë protesta

HomeAktualitet

Transportuesit rrugorë kërkojnë të rifillojnë punën, paralajmërojnë protesta

Përfaqësues nga Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit, kanë mbajtur takim me kryetarin e Shoqatës së Transportit rrugor të udhëtarëve, Ruzhdi Kurtishaj dhe me drejtues të kompanive të transportit rrugor, ku është diskutuar rreth situatës së krijuar në këtë sektor, për shkak të pandemisë Covid-19.Në takim u tha se dëmet në këtë sektor janë të mëdha andaj u kërkua që të rifilloj sa më shpejtë puna.Në të kundërtën drejtues të kompanive të transportit të udhëtarëve, paralajmëruan protesta.

Kryetari i Shoqatës së Transportit rrugor të udhëtarëve, Ruzhdi Kurtishaj tha se, kanë adresuar mbi 7 kërkesa në Qeveri dhe Ministritë përkatëse, për t’i dalë në ndihmë këtij sektori.Ai tha se, kërkesat e tyre janë anashkaluar andaj, kërkojnë edhe një herë që t’i ndihmohet transportit rrugor.“Ne kemi adresuar mbi 7 kërkesa në qeveri dhe Ministritë përkatëse me të vetmin qëllim që t’i dilet në ndihmë sektorit privat në përgjithësi por edhe sektorit të transportit rrugorë.

Mund të them se kemi një lloj anashkalimi të kërkesave edhe të Odës Ekonomike edhe sa i përket Pakos Emergjente për mbështetje të sektorit privat duke mos e anashkaluar sektorin e transportit rrugorë. Sa i përket pjesës për rifillim të punës nuk kam marrë përgjigje nga departamenti i transportit rrugor se kur ne do të fillojmë punën sepse është çështje që varet nga Ministria e Shëndetësisë”, deklaroi ai.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0