Tragjike në Tirane, vajza e vogël përdhunohej prej  3-vitesh nga 65-vjeçari

HomeRajoni

Tragjike në Tirane, vajza e vogël përdhunohej prej  3-vitesh nga 65-vjeçari

Një ngjarje e rëndë prej ditësh ka tronditur Tiranën dhe mbarë popullin shqipfolës.
Abaz Doga, 65 vjeç është vënë në pranga nga policia pasi ka abuzuar seksualisht me një 15-vjeçare. Historia fillon tri vite më parë, kur vajza ishte 12 vjeçe dhe Doga punonte si roje në shkollën e së miturës.

Prej asaj kohe ai e ka ngacmuar seksualisht vajzën dhe më pas ka abuzuar më të. Për vite me radhë i ka bërë presion duke e mbajtur nën frikë vajzë, madje e ka shantazhuar edhe me video që i kryente gjatë aktit me vajzën, pa dijeninë e saj.

Dëshmitë e familjes tregojnë se e gjithë lagjia e kishte marrë vesh vitin e fundit, por asnjë reagim nga policia. Babai i vajzës denoncoi se edhe drejtori i shkollës nuk kishte marrë masa ndaj rojës në fjalë.
65-vjeçari kishte kërcënuar edhe familjen e vajzës, madje herë pas herë shkruante emrin e vajzës dhe fjali turpëruese në muret e lagjes, si dhe i tregonte videot shokëve të tij.

Dëshmia e fundit është edhe më tronditë, i vëllai i vajzës dëshmon se bashkë me rojën, me 15-vjeçaren kanë abuzuar edhe tre djem të tjerë, duke e kthyer në një lodër seksi, dhe duke e kërcënuar me jetë herë pas herë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0