Gazeta “Shqip” ka mësuar se një ngjarje tragjike ka ndodhur në një familje në qytetin e Pogradecit. Brenda ditës ka pasur vde.kje, një për shkak të sëmundjes së koronavirusit dhe një tjetër për shkak të arrestit kardiak.
Ditën e premte një 68-vjeçare nga Pogradeci, sipas njoftimit të ministrisë së Shëndetësisë, humbi betejën ndaj koronavirusi.
Lajmi dhënë ka shkaktuar dhimbje të madhe te një familje në Pogradec, pasi sipas burimeve të Gazeta “Shqip” i bashkëshorti i ka pësuar menjëherë krizë kardiake, duke gjetur vde.kjen. Mësohet se bashkëshorti nuk e ka përballuar dot lajmin e dhënë mbi vde.kjen e bashkëshortes, duke gjetur vde.kjen në të njëjtën ditë nga ataku kardiak.
Në qytetin e Pogradecit janë shënuar dy humbje jete nga koronavirusi. Sipas ministrisë së Shëndetësisë që nga nisja e pandemisë në vendin tonë kanë humbur jetën 134 persona, ku në: Qarkun Tiranë 70, Shkodër 20, Durrës 19, Fier 6, Elbasan 5, Vlorë 4, Kukës 4, Korçë 3, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1.
COMMENTS