Trafiku Urban nis punën më 18 maj, Shpend Ahmeti jep detaje

HomeAktualitet

Trafiku Urban nis punën më 18 maj, Shpend Ahmeti jep detaje

Kryetari i Komunë së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se transporti i “Trafikut Urban”, pritet të nisë në fazën e dytë të lehtësimit të masave, konkretisht më 18 maj.Ahmeti ka thënë se të gjithë operatorët janë të detyruar të marrin leje speciale nga Ministria e Shëndetësisë për të nisur qarkullimin.
“‘Trafiku Urban’, sipas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë, fillon në fazën e dytë, më 18 maj, por duhet të kemi leje speciale nga Ministria për çdo operator. Sigurisht që do të jetë i kufizuar në aspektin e orarit, por jemi duke punuar për masat që të mos ketë tollovi”, ka thënë Ahmeti në emisionin “Drive Time” në “Radio Prishtina”.

I pari i Prishtinës tutje ka shtuar se pas nisjes së qarkullimit të trafikut urban do të ketë numër të kufizuar të udhëtarëve nëpër autobusë, në mënyrë që të ruhet distanca.“Do ta kufizojmë numrin e udhëtarëve në autobusë, do të jenë aq persona saqë distanca të jetë e mjaftueshme”, ka shtuar Ahmeti.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0