Tollovi në Mitrovicë: Mijëra serbë shkelin masat duke pritur për 130 eurot e Qeverisë

HomePolitike

Tollovi në Mitrovicë: Mijëra serbë shkelin masat duke pritur për 130 eurot e Qeverisë

Mijëra serbë janë grumbulluar në “Lagjen e Boshnjakëve” në Mitrovicë, pa u kujdesur fare për distancën, si masë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Ata po presin për të marrë asistencat mujore prej 130 nga Pakoja Emergjente e Qeverisë së Kosovës, shkruan GazetaLajmi.

Kjo ka bërë që në këtë lagje të krijohet një tollovi e madhe në kohën kur respektimi i masave po kërkohet më shumë se kurrë.

Siç shihet në një video të siguruar nga Reporteri, shumica prej tyre madje nuk janë të pajisur as me maska.

Kujtojmë se numri i rasteve me koronavirus gjatë ditës së sotme në Kosovë ka shënuar rënie, por megjithatë respektimi i rregullave mbetet i obligueshëm.

Tollovi të tilla gjatë javës së fundit kur edhe është bërë shpërndarja e parave nga pakoja emergjente janë parë në shumë qytete të Kosovë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0