Time Kadrijaj godet Kurtin që e kritikoi LDK-në: Po harron që kishe lidhje me ta!

HomePolitike

Time Kadrijaj godet Kurtin që e kritikoi LDK-në: Po harron që kishe lidhje me ta!

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përsëri ka kritikuar ashpër qeverisjen e Avdullah Hotit, duke thënë se partitë e koalicionit bashkëqeverisës po cënojnë edhe shëndetin publik.

“Afër 100 ditët e ‘institucionalizmit’ dhe akademikëve të propaganduar nuk ushqejnë trurin, por rrënojnë trupin. Qeveria koti dhe lidhja aspak demokratike në pushtet nuk janë akademia e Kosovës, por pandemia e saj”, shkroi Kurti.

Ndaj këtij postimi ka reaguar deputetja nga radhët e Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Time Kadrijaj.
Deputetja Kadrijaj postimin e ish-kryeministrit Kurti e quajti qesharak, shkruan IndeksOnline.
Ajo tha se Kurti po harron që me LDK-në kishte lidhje, duke ia rikujtuar se me këtë parti formoi Qeverinë më 3 shkurt.
“E pash reagimin e Kurtit dhe mu duk qesharak , po harron Kurti qe kishte lidhje me Lidhjen Demokratike!”, shkroi Kadrijaj./IndeksOnline/

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0