Thaçi takon shefin e EULEX-it, flasin rreth masave për tejkalimin e pandemisë

HomePolitike

Thaçi takon shefin e EULEX-it, flasin rreth masave për tejkalimin e pandemisë

Presidenti Hashim Thaçi, sot ka takuar shefin e EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, me të cilin ka biseduar për zhvillimet në Kosovë në rrethanat e pandemisë.

Thaçi ka shprehur mirënjohjen e tij për angazhimin e EULEX-it që t’i ndihmojë qytetarët e Kosovës dhe institucionet e rendit dhe ligjit në këto rrethana.

“Jemi falënderues për përkrahjen dhe mbështetjen që keni dhënë, si për qytetarët, ashtu edhe për institucionet e rendit dhe ligjit në këto rrethana të reja të paparashikuara”, u shpreh Thaçi.

Shefi i EULEX-it u shpreh se misioni që drejton ai ka mbajtur të plota kapacitetet e veta dhe është përqendruar në përkrahjen e qytetarëve të Kosovë për kthim në vend në rrethanat e pandemisë, por edhe duke ofruar përkrahje, në veçanti me pajisje, për sistemin e drejtësisë, përfshirë edhe institucionet korrektuese.

Kreu i shtetit vlerësoi bashkëpunimin e të gjithëve në tejkalimin e pandemisë..

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0