Thaçi: Qeveria e re dhe kryeministri të marrin përgjegjësitë, Kosova është e dëmtuar!

HomePolitike

Thaçi: Qeveria e re dhe kryeministri të marrin përgjegjësitë, Kosova është e dëmtuar!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi foli në një dalje publike për media, ku theksoi se nuk duhet të vonohen më situatat politike, por të krijohet sa më parë qeveria e re dhe vendi të dalë nga kriza që është përfshirë nga Covid-19.
“U dëshmua se në Kosovë është pjekur demokracia dhe se funksionojnë me sukses institucionet e pavarura. Tashmë është hapur rruga për formimin e Qeverisë së re të Kosovës, shpresoj se do të jetë kapitull i ri për stabilitet dhe zhvillim”, ka thënë Thaçi.
Presidenti Thaçi ka thënë se ka qenë i kujdesshëm që çdo hap që ka ndërmarr të jetë në përputhje me Kushtetutën.
“Është e rëndësishme të respektohet rendi kushtetues dhe ligjor i Kosovës. Pres që sa më parë të themelohet Qeveria e re pasi rrethanat kërkojnë një qeveri funksional edhe efektive. Kosova nuk e ka luksin të ketë vakum në qeverisje, na duhen institucione që lëvizin gjërat përpara me prioritete të qarta, e jo institucione viktimë e së kaluarës, stganimit dhe e vendnumërimit”, ka thënë Thaçi.
Thaçi ka thënë se është mirë që është përcaktuar dita e mbajtjes së seancës së re
“Ftoj partitë politike dhe të nominuarin për kryeministër që të marrin përgjegjësitë . Kosova dhe shoqëria kosovare është dëmtuar dhe vonuar si në rrafshin e brendshëm por edhe atë të jashtëm, shkaku i ndërrimit të shumë qeverive e kryeministrave në katër vitet e fundit”, u shpreh Thaçi.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0