Thaçi përfundon të gjitha trajtimet, mjekët thonë se është shëruar plotësisht

HomeAktualitet

Thaçi përfundon të gjitha trajtimet, mjekët thonë se është shëruar plotësisht

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përfunduar sot trajtimin pas ndërhyrjes endo-urologjike që kishte më 23 prill 2020 dhe sipas konstatimit të mjekëve Presidenti është shëruar plotësisht.

Thaçi shpreh mirënjohjen më të thellë për mjekët dhe stafin mjekësor që janë kujdesur për të gjatë kësaj kohe.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se Thaçi ka falënderuar personalisht ekipin e urologëve Dr. Sabit Mehmeti, Dr. Bashkim Gllareva, Dr. Fahredin Veselaj dhe Dr. Ardit Kryeziu, infermierët Arsim Menxhiqi, Shpresa Makolli, Havushe Konshevci, Dardan Imeri, Feim Buqaj, Xhemile Dalipi dhe Petrit Gashi, ekipin e anesteziologëve Dr. Nehat Baftiu dhe infermierin Qerim Biba; si dhe ekipin e radiologëve Dr. Bujar Gjikolli dhe infermieri Alban Mustafa dhe Lorik Rrustemaj.

“Jam krenar me profesionalizmin, përkushtimin dhe kujdesin që kam gjetur te i gjithë stafi këtu në SHSKUK”, është shprehur presidenti Thaçi.

Mjekët kanë konstatuar se presidenti gëzon shëndet të mirë e të plotë dhe nuk ka nevojë për trajtime shtesë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0