Thaçi: Nuk ka asnjë fakt shkencor që thotë se çerdhet shërbyen si vatër e përhapjes së virusit

HomeSociale

Thaçi: Nuk ka asnjë fakt shkencor që thotë se çerdhet shërbyen si vatër e përhapjes së virusit

Eksperti i arsimit, Jusuf Thaçi, ka numëruar disa argumente se pse çerdhet publike dhe private në vend nuk është dashur të mbyllen tani pas masave të reja të qeverisë në luftën kundër Covid-19.Në një intervistë dhënë Klan Kosovës, ai mes tjerash shprehet se nuk kemi asnjë indikacion dhe asnjë fakt empirik shkencor të na ketë thënë se çerdhet gjatë kësaj periudhe prej kur janë hapur e deri më tani të kenë shërbyer si burim ose vatër e përhapjes se virusit.Sipas tij, fëmijët do të ishin më të mbrojtur brenda çerdheve se sa jashtë tyre, tani kur nuk kemi kufizim të lëvizjes së qytetarëve dhe kjo siç theksoi mund të ndikojë që ata të mblidhen nëpër parqe dhe ambiente të tjera ku ka grumbullim më të madh të njerëzve.

“Në rast se nuk mbyllen gjithë ato veprimtari që janë më të rrezikshme se sa veprimtaria e çerdheve, del të jetë absurde qe te mbyllen çerdhet, ku fëmijët po luajnë në grupe jo shumë të mëdha, ku ka higjienë më të mirë, ku ka kontroll maksimale nga prindërit dhe stafi, etj”.
“Elementi më i rëndësishëm është që me vet faktin që nuk ka kufizime të lëvizjes së qytetarëve dhe meqë jemi në verë, mbyllja e çerdheve nënkupton që gjatë atyre 8-9 orëve sa do të qëndronin në çerdhe, tash do të ndodhin grumbullime më të mëdha nëpër shtëpia e banesa, në parqe. Do të ketë grumbullime më të mëdha të fëmijëve, por ku nuk do të ketë kushte të mira higjienike sa do e ku nuk ka kontroll si kur të ishin në çerdhe”.“Prandaj, mbyllja e çerdheve kur nuk ka kufizim të lëvizjes së qytetarëve në hapësira të tjera, nënkupton se fëmijët do të ekspozohen në aktivitete më të rrezikshme se sa sikur të qëndronin në çerdhe”.

“Nëse do të shpërthente ndonjë vatër infeksioni derisa çerdhet janë të hapura, do të ishte më e lehtë të kontrollohet”.“Ende në Kosovë nuk kemi asnjë indikacion dhe asnjë fakt empirik shkencor të na ketë thëne që çerdhet gjatë kësaj periudhe prej kur janë hapur e deri më tani të kenë shërbyer si burim ose vatër e përhapjes se virusit. Kështu që IKSHP do të duhej t’i merrte parasysh këto fakte dhe të shqyrtonte këtë vendim dhe t’i jepte rekomandimin e duhur qeverise për t’i hapur ato, për aq kohë sa vazhdojnë të funksionojnë veprimtaritë tjera joesenciale dhe nuk ka kufizime të lëvizjes se njerëzve, nuk ka dobi”, u shpreh eksperti i arsimit dhe njëkohësisht edhe ish zëvendësministri i arsimit, Jusuf Thaçi.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0